Interi i pandalshëm, e shkatërron Salernitanan

Interi ka vazhduar me fitore në Serie A. Kampioni në fuqi ka mposhtur në udhëtim Salernitanan me rezultatin 0:5.

Për Interin kjo është ndeshja e 10-të radhazi pa humbje në kampionat, duke regjistruar tetë fitore dhe dy barazime.

Në minutën e 11-të Ivan Perishiq shënoi me kokë për 1:0. Denzel Dumfries në minutën e 33-të dyfishoi epërsinë.

Në minutën e 52-të pas një aksioni të bukur Alexis Sanchez realizoi për 3:0.

Lautaro Martinez në minutën e 77-të ngriti epërsinë në 4:0. Golin e fundit e realizoi Roberto Gagliardini për 5:0.

Pas kësaj fitoreje, Interi është lider në Serie A me 43 pikë derisa Salernitana në pozitën e 20-të me tetë pikë.