Interi e shpartallon Sampdorian për të festuar titullin me tifozët

Tashmë kampioni i Serie A, Interi e ka mposhtur me rezultat të thellë 5:1 Sampdorian në kuadër të javës së 35-të në kampionat.

Gagliardini e nisi festivalin e golave qysh në minutën e katërt, për ta vazhduar Sanchez pas 22 minutave.

Keita arriti të ngushtonte epërsinë në të 35-tën, por pas vetëm një minuti Sanchezi e riktheu epërsinë prej dy golave.

Më pas, Interi realizoi edhe dy herë në pjesën e dytë përmes Pinamontit në të 61-tën dhe Lautaro Martinezit në të 70-tën.

Me këtë fitore, Interi arrin kuotën e 85 pikëve në pozitën ee parë, tri xhiro para përfundimit të kampionatit.