Serie A
Interi e ‘sakaton’ Lazion dhe merr pozitën e dytë (VIDEO)
Interi e ka deklasuar Lazion sonte në Stadio Olimpico duke e mposhtur atë me rezultat 3-0. Me këtë fitore, Inter bën 22 pikë dhe kalon në vendin e dytë duke lënë pas Napolin që ka po aq pikë, por golavarazh më të dobët
Interi është treguar sonte shumë i fortë për Lazion.
Skuadra nga Milan e ka deklasuar atë në shtëpi duke e mposhtur me rezultat 0-3, një rezultat që e lë Lazion në pozitën e katër por tani vetëm më tri pikë më shumë se Fiorentina.
Gjithçka filloi më mirë për mysafirët të cilët kaluan në epërsi në minutën e 29’të te ndeshjes me kapitenin Mauro Icardi.
Madje edhe para goli, Interi ishte një skuadër më e mirë dhe ishte disa herë afër që të shënoi gol.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-0, pasi që pesë minuta para se të përfundoi pjesa e parë në listën e golashënuesve u shtua edhe Brozovic, që shënoi pas një ndërprerje.
Pjesa e dytë filloi me një dominim të lehtë të Lazio, të cilët kërkonin që të ngushtonin epërsinë.
Në fakt ata e patën posedimin e topit dhe disa mundësi por Inter diti që të mbrohet shumë mirë.
E kur Lazio ishte në momentet e tyre më të mira, Icardi shënon edhe golin e tretë për Interin që i jep goditjen përfundimtare skuadrës vendase, duke shënuar në minutën e 70’të.
Pas kësaj fitore, Inter e vazhdon serinë e mirë në Serie A dhe arrin në kuotën e 22 pikëve, gjashtë më pak se Juventus që është në vendin e parë më 28 pikë.