Interi e fiton Kupën e Italisë, e mposht Fiorentinan në finale

Interi e ka fituar trofeun e Kupës së Italisë.

Zikaltrit kanë triumfuar 1:2 në finalen ndaj Fiorentinas, e cila u zhvillua në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Ishte Fiorentina që kaloi e para në epërsi në minutën e tretë nëpërmjet Gonzalez,.

Por, në skenë doli Lautaro Martinez që shënoi dy gola të shpejtë.

Fillimisht argjentinasi shënoi në minutën e 29-të për të barazuar rezultatin.

Tetë minuta më pas, kampioni i botës me Argjentinën realizoi për të përmbysur rezultatin, që në fund doli të ishte edhe goli i fitores.

Kësisoj, Interi arrin ta fitojë finalen e parë të këtij edicioni, teksa më 10 qershor do ta zhvillojë finalen tjetër, atë të Ligës së Kampionëve përballë Manchester Cityt.