Valentino Lazaro

Interi dhe Milani rivalizojnë për shërbimet e mbrojtësit të Hertha Berlinit

Milan dhe Inter kanë nevojë për mbrojtës krahu dhe pritet të garojnë në merkato për të riun Valentino Lazaro.

Mbrojtësi i djathtë i Hertha Berlin po konfirmohet këtë sezon në Bundesliga çka ka rritur interesimin ndaj tij dhe ajo që shton zërat e merkatos është vizita e agjentit Hagmayr në Milano.

Në janar do të ishte e vështirë që klubi gjerman të privohej nga Lazaro ndërsa në verë operacioni do të ishte më pak i ndërlikuar por vetëm për oferta që fillojnë nga 15 milionë euro.