Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni dhe CEO i Interit, Alessandro Antonello ishin të pranishëm në një event të sponsorit të tyre të përbashkët, Beretta.
Në dalje të këtij eventi të dy drejtuesit e klubeve të Milanos u ndalin të flasin për projektin e ri të stadiumit të tyre.
Akoma plani është në fazë shqyrtimi dhe pritet që së shpejti projekti të kalojë për miratim në komunën e epiqendrës së veriut të Italisë.
Si Scaroni dhe Antonello theksuan se tifozët e Interit dhe Milanit janë miqësor mes tyre, jo si ata të Romës dhe Lazios, prandaj bashkëpunimi mes klubeve do jetë më i thjeshtë dhe do kenë synim kryesor përparimin së bashku.
Në planin e ri të mitikut “San Siro” parashikohet që kapaciteti të ulet deri në 60 mijë vende, duke parë se vetëm në 5-6 ndeshje në sezon stadiumi mbushet plot (78 mijë vende). Theksi u vendos te ofrimi i kushteve sa më komode për tifozët e tyre, duke iu ofruar shërbim cilësor brenda impiantit modern.







