Interi arrin marrëveshje me talentin austriak

Interi vazhdon të punojë për t’i dhënë Antonio Contes një anësor të vlefshëm për të vënë në zbatim skemën 3-5-2, që ish trajneri i Kombëtares Italiane ka ndërmend të përdorë në rreshtimin e skuadrës.

Zikaltërit duket se e kanë gjetur lojtarin ideal për këtë rol. Bëhet fjalë për Valentino Lazaro, austriaku i talentuar 23-vjeçar, i cili luan në Gjermani te Hertha Berlin.

Marrëveshja me lojtarin tashmë duket se është arritur, ndërkohë që duhet të gjendet akordi me klubin nga kryeqyteti gjerman.

Interi e ka bërë ofertën e parë, 17 milionë euro plus 2 milionë euro të tjera bonus, ndërkohë që drejtuesit e Herthas kërkojnë të paktën 20 milionë euro.