Interesim i madh për ta dëgjuar Daut Haradinajn në Zvicër, qindra bashkatdhetarë marrin pjesë në tubim

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, e ka përmbyllur ditën në Zvicër me një tubim të madh më bashkatdhetarë.

“Sot pas shumë aktivitetesh e përmbyllëm ditën me një tubim me bashkëatdhetarë të shumtë që në frymën kombëtare po i përcjellin zhvillimet në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

Më herët gjatë ditës Haradinaj ka takuar atje strukturat e AAK-së, ku ka folur për brezin e ri të mërgimtarëve dhe kontributin e tyre si në çlirimin e Kosovës ashtu dhe në shtetndërtimin.