Gjithçka është gati për miqësoren e Kosovës me Danimarkën. Ndeshja do të nisë në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tashmë janë hapur dyert e stadiumit.
Shihet numër i madh i të interesuarve për këtë ndeshje.
Në stadium kanë arritur edhe dy ekipet. Kanë arritur edhe gjyqtarët turq Ali Palabiyik, Serkan Olguncan, Cevdet Komurcuoglu. I katërti është kosovari Besfort Kasumi.
















