Në Kosovë ka filluar sot regjistrimi i nxënësve në klasat e 10-ta.

Interesim i jashtëzakonshëm për regjistrim është parë edhe në shkollën e mesme elektroteknike “Gjin Gazulli” në Prishtinë.

Për shkak të drejtimeve specifike dhe shumë të kërkuara, nxënësit sot ia kane mësyrë në numër rekord për tu regjistruat në “Gjin Gazull”.

Nga fotografitë që i ka siguruar Ballkani.info, në hyrje të shkollës shihet numër i madh i atyre që dëshirojnë të regjistrohen.

Drejtimet në të cilat mund të aplikojnë nxënësit në “Gjin Gazulli” janë:

1. Teknik i informatikës së biznesit

2. Teknik për dizajnimin e mediave interaktive

3. Zhvillues i aplikacioneve softverike

4. Teknik i sistemeve të TIK

5. Teknik i elektronikës

6. Telekomunikacion

7. Teknik i energjetikës

8. Instalues elektrik