Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial “InTER” nuk e njeh shtetin e Kosovës, ndërsa ka marrë fonde nga bashkësia evropiane dhe Programi i granteve i RCC për Promovim dhe Zhvillim të Turizmit, për të implementuar projektin “Bjeshka e Moknës”.
Gjatë një debati publik të mbajtur sot për këtë projekt, është shpërndarë edhe fletushka informuese ku emri Kosovë gjendet me fusnotë, sipas rezolutës 1244.
Në këtë fletushkë thuhet poashtu se ka për qëllim të vetëm këndvështrimin e InTER-it dhe se “nuk do të thotë që reflekton këndvështrimet e RCC dhe bashkësisë evropiane”.
Ndonëse projekti në fjalë flet për ndërlidhjen e pjesëve të Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë në një shteg të vetëm, shtegun Dinarika, dhe ka për qëllim bashkëveprimin ndërmjet komuniteteve, është pikërisht iniciuesi i këtij projekti Instituti për zhvillim ekonomik territorial “InTER” që kur ka përmendur Kosovën ka shkruar “Kosovo*”.
Ky projekt i cili ka filluar në dhjetor të vitit 2018 pritet të përfundojë në qershor të këtij viti, arrin vlerën prej 60 mijë euro, ku 6 mijë janë nga “inTER” ndërsa 54 mijë grante nga bashkësia ndërkombëtare dhe RCC. InTer ka edhe projekte të tjera që ka bërë në Kosovë me grante të BE-së.
https://www.youtube.com/watch?v=VjRFn2PlVBw







