Inteligjencat e shumëfishta

Inteligjenca hapësinore (vizuale)

Inteligjenca hapësinore është kapaciteti për të përceptuar botën në mënyrë të saktë, për të performuar transformime vizuale në bazë të perceptimeve, aftësive për të ri-krijuar eksperiencat vizuale pa prezencën e stimulit të jashtëm. I referohet aftësisë për të përcaktuar dhe imagjinuar relacionet hapësinore (psh:arkitektët dhe skulptorët janë mjaft të talentuar për sa i përket imagjinatës në hapësirë).

Njerëzit të cilët janë të fortë në inteligjencën vizuale-hapësinore kanë perceptim të mirë të gjërave. Perfshin aftesinë e perceptimit të botës në mënyrë te saktë dhe pasqyrimin e saj në dimensionin hapsinor dhe kohor në mendjën e njeriut .Pamjet hapsinore janë burimi i parë i ndertimit tonë mendor , nëpërmjet te cilave e njohim dhe e kuptojmë vendin dhe rolin tonë në hapesirë .Kështu krijohet aftësia e të menduarit pamor apo aftësia për , të parë ,manipuluar dhe shnderruar figurën e një gjësendi ne procese mendore si mjet i fuqishëm për nxënie dhe zgjedhjen e problemeve .Femijët me anë të përceptimit e bëjnë leximin e botës që i rrethon duke krijuar fotografi ne kujtesen e tyre dhe per ta kjo është më e lehtë se sa leximi i fjaleve .Kjo lloj inteligjence është e rëndsishme për të gjithë njerëzit e cilit do profesion .Kështu qendra e të parit ne pjesen zverkore të korteksit është e ndërlidhur fuksionalisht me të gjitha qendrat e tjera te tij , në menyrë që të bëhet pasqyrimi apo reflektimi i sakte mendor dhe sa me i plote i asaj që e shikojmë përreth nesh .

Inteligjenca Natyrore

Nuk është një pjesë e shtesës orgjinale. Kjo inteligjencë ka të bëjë me të lidhurin e informacionit me të dhënat e mjedisit rrethues. Shembujt përfshijnë klasifikimin e formave natyrale si psh kafshëve , bimëve , shkëmbinjëve dhe maleve .

Kjo aftesi ka qene e vlefshme te të kaluarës tonë evolucionare si gjuetare dhe fermere , dhe vazhdon te jete bazike ne profesione si shef ose botanist ,gjuetare , dekoruesit ,lulishtaret ,ekologjistet. Konsiston ne vëzhgimin rindërtimin e modeleve a ligjeve ne natyrë , duke klasifikuar dhe identifikuar objektet dhe duke kuptuar sistemet natyrore si dhe ato të bëra nga njerëzit. Është e qartë se idetë e inteligjencës së shumëfishtë do të vazhdojnë të përdoren në shumë fusha ( shkolla, institucione të tjera arsimore, biznese) në shumë rajone dhe vende. Pothuajse të gjitha aplikimet fillimisht do të jenë sipërfaqësore. Interesi është nëse ekspërimentet zgjasin apo jo, nëse pasqyra thellohet gjatë kohës, dhe, mbi të gjitha nëse idetë të ndihmojnë për të sjellë më shumë sukses në misionet arsimore.

Gjithashtu edhe në disiplinë: zotërimi i shkollave të mëdha të mendimit, duke përfshirë shkencën, matematikën dhe historinë. Sintetizim: aftësia për të integruar idetë nga disiplina ose sfera të ndryshme në një tërësi kohërente. Krijim: aftësia për të zbuluar dhe sqaruar probleme, pyetje dhe fenomene të reja. Respektim: ndërgjegjësimi dhe vlerësimi për dallimet mes qenieve njerëzore dhe grupeve njerëzore. Etikë : përmbushja e përgjegjësive të dikujt si punëtor dhe si qytetar. Inteligjenca shoqërore Inteligjenca sociale përbën aftësinë e krijimit të marrëdhënieve në mënyrë të vlefshme dhe të ftytshme shoqërisht të pranueshme. Inteligjenca në Psikologji Në psikologji, është aftësia e përgjithshme mendore që ka të bëjë me njehsimin, arsyetimin, dallimin e përkatësive dhe ngjashmërive, mësimin e shpejtë, ruajtjen dhe rikthimin e informacionit, duke përdorur një gjuhë të rrjedhshme, renditjen, përgjithësimin, dhe përshtatshmërinë me gjendjet (rrethanat) e reja.

Inteligjenca Ekzistenciale

Kjo inteligjencë përfshin aftësinë e individit përafërt të perdorur vlera kolektive dhe intuite për të kuptuar te tjerët dhe botën që i rrethon .Njerezit me këtë inteligjencë janë të aftë të shohin botën në foto të madhe .Filozofet ,teoricienet dhe trajneret e jetës janë midis atyre nejrezve që shikohen me inteligjencë të lartë ekzistenciale . Përkufizimi i inteligjencës së përgjithshme Megjithëse cdokush duket se ka ka një ide për intelligjencën, jo të gjitha përkufizimet janë të njëjta. Disa herë perdoret një përkufizim rrethor i intelligjencës sipas së cilës inteligjenca është ajo që matet me tekstet e inteligjencës dhe testet e inteligjencës masin inteligjencën. Megjithatë ky perkufizim nuk i shpreh karakteristikat e inteligjencës. Aftësia për të nxjerrë mësime nga pvrvoja dhe aftësia për t’iu përshtatur mjedisit janë përbërës themelor të një përkufizimi për inteligjencën. Kështu sipas këtij këndveshtimi, intelligjenca përkufizohet si aftësia për të mësuar dhe për t’u sjellë ne mënyrë adaptive.

Autorja ka studiuar për Administratë Publike – Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane. Ka njohuri të gjëra Psikologjike, Teknike – Farmaceutike