Inteligjenca britanike: Stërvitja ushtarake ruse është vetëm një shfaqje, nuk do të ketë 50 mijë ushtarë

Luftimet e ashpra po vazhdojnë në Ukrainën jugore, duke përfshirë granatimet e distriktit Energodar pranë termocentralit bërthamor Zaporizhia të pushtuar nga Rusia, tha Ministria Britanike e Mbrojtjes në raportin e saj të përditshëm për situatën në Ukrainë.

“Pavarësisht luftës në Ukrainë, më 1 shtator, ushtria ruse filloi stërvitjen ushtarake Vostok 22, një stërvitje e përbashkët strategjike vjetore, e cila shënon kulmin e një viti trajnimi ushtarak”, shkroi ministria në Twitter.

“Rusia ka njoftuar se do të marrin pjesë 50 mijë ushtarë, por nuk ka gjasa që të jenë më shumë se 15 mijë, e cila është rreth 20 për qind e forcave që morën pjesë në stërvitjen e fundit në vitin 2018”, shkruan ai.