Instituti Hidrometeorologjik njofton se si do të jetë moti në Kosovë të dielën

Gjatë së dielës në vend parashihet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

IHMK’ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s, në rrafshin e Kosovës, kurse në Dukagjin, kryesisht në veri të Dukagjinit shpejtësia e erës do të arrijë mbi 13m/s, paralajmëron instituti.