Instituti Albanologjik

Instituti Albanologjik i Prishtinës nesër mban mbledhje komemorative në nderim të Kadaresë

Instituti Albanologjik i Prishtinës nesër në ora 10:00 do të mbajë mbledhje komemorative në nderim të shkrimtarit, Ismail Kadare.

Kështu ka bërë të ditur Dega e Letërsisë – Instituti Albanologjik i Prishtinës në Facebook, duke e quajtur Kadarenë, shkrimtar ikonik që i dha shenjë të përbotshme kulturës dhe artit të shkrimit të bukur shqip.

“Të dashur miq dhe dashamirës të veprës letrare të Ismail Kadaresë, shkrimtarit pasaportë të letërsisë shqipe, i cili na la në mëngjesin e ditës së sotme”.

“Instituti Albanologjik i Prishtinës gjatë ditës së nesërme, 2 korrik, ora 10:00, do të mbajë një mbledhje komemorative në nderim të krijimtarisë artistike të gjeneralit të letërsisë shqipe, shkrimtarit ikonik që i dha shenjë të përbotshme kulturës dhe artit të shkrimit të bukur shqip”, thuhet tutje në njoftim.