Institucionet e Kosovës ndërprejnë bashkëpunimin me UNMIK-un, thonë se po përkrah krimin në veri

Shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, thotë se misioni i UNMIK-ut është bërë përkrahësi kryesor i krimit të organizuar në veri të Kosovës.

“Është zyra e saj në veri që bashkëpunon më kriminelët dhe grupet që synojnë të dëmtojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe të pengojnë rendin dhe sundimin e ligjit në Kosovë. Ngjarjet e javës së kaluar dhe mënyra sesi UNMIK-u e trajton këtë rast e tregon këtë në mënyrën më të mirë”, thotë Zyberaj.

Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk do të bashkëpunojnë me UNMIK-un, pasi ky mision po krijon pengesa për sundimin e ligjit dhe rendit, skruan Ballkani.info.

Të kujtojmë se gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, javën e kaluar në veri, u arrestu punëtori i UNMIK-ut, shtetasi rus Mikhail Aleksandrovich Krasnoschenkov.

Ai e pengoi policinë në kryerjën e misionit që kishte, duke vendosur në barrikadë veturën zyrtare të UNMIK-ut. /Ballkani.info/