Inspektorët në aksion, kontrollojnë kafiteritë e Prishtinës se a po shërbejnë brenda tyre

Gastronomia është njëri nga sektorët më të dëmtuar gjatë kohës së pandemisë.

Kafiteritë në fazën e dytë të lehtësimit të masave kanë të drejtë të shërbejnë “merre me vete”, por jo edhe të shërbejnë nëpër tavolina.

Drejtori i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka treguar se inspektorët po kontrollojnë këto lokale për të parë nga afër se a po zbatohen vendimet e qeverisë.

Postimi i Tahirit në Facebook:

Gastronomia, është një nga sektorët më të dëmtuar gjatë kohës së pandemisë. Në këtë fazë të dytë të lehtësimit të masave, kanë të drejtë të shërbejnë “merre me vete”, por jo edhe të shërbejnë nëpër tavolina.

Inspektorët po i kontrollojnë lokalet, për të parë nëse po iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve. Pastërti, masa mbrojtëse, distancë mes njerëzve që presin.

Pronarët, menaxherët e punëtorët janë të vetëdijshëm se sa më të kujdesshëm tregohen tash, aq më heret mund të kthehemi në normaliteti.

Falënderoj gastronomët e Prishtinës për bashkëpunim të jashtzakonshëm në këtë periudhë. Uroj që sa më shpejt ta kalojmë bashkë këtë sfidë.