Inspektorati i Punës vendos në favor të Gashit, të cilin KEDS-i e largoi nga puna në fillim të vitit

Inspektorati i Punës e ka cilësuar të bazuar ankesën e Rashit Gashit, i përjashtuar nga puna prej KEDS-it, ku kishte punuar 13 vjet.

Gashi ishte ankuar se KEDS-i ia ka cenuar edhe privatësinë.

“Inspektorati i Punës vendosi, ankesa ime ishte e BAZUAR. KEDS nuk arriti ta dëshmoj të kundërtën dhe tash ka rastin të përmirësoj gabimet. Kosova shtet*, ku nuk kanë vend sindikalistët”, shkroi Gashi në Facebook duke publikuar edhe dokumentin.

Në dokument theksohet se vendimi i KEDS-it, është në kundërshtim me nenin1 të Kontratës së Punës.

“Të anulohet dhe rishqyrtohet vendimi i KEDS-it, të veprohet në përputhje me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme”, thuhet në vendimin e inspektoratit.