Inspektorati i Punës rikthen në punë sekretarin e Ujësjellësit “Prishtina”, i largua nga puna nga Bordi i Përkohshëm DOKUMENT

Inspektorati i Punës ka marrë vendim për t’i kthyer në punë, Sekretarin e Kompanisë Rajonale të Ujësllejësit ‘Prishtina’, Salih Gjonbalaj.

Ballkani.info e ka siguruar vendimin e Inspektoratit të Punës të nënshkruar nga inspektori, Asllan Hajdini.

Sipas vendimit, Inspektorati vendosi pro ankesës së bërë nga Gjonbalaj, pasi të njëjtit i ishte ndërprerë kontrata dhe marrëdhënia e punës në Ujëslljellësin “Prishtina” nga Bordi i Përkohshëm.

Në vendimin zyrtarë të Inspektoratit të Punës kërkohet nga Bordi i Drejtorëve që të kthejnë në punë Gjobalajn.