Inspekcioni në Prishtinë dënon AAK-në dhe Nismën me nga 2 mijë euro për organizimin e tubimeve politike

Drejtorit i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se dy subjektet politike, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate janë dënuar me nga 2 mijë euro pasi që të njëjtat po organizojnë tubime politike në kohë pandemie, kur një gjë e tillë është e ndaluar edhe me ligjin anti-Covid.

Ai ka thënë se askush nuk është mbi ligjin dhe se aktualisht janë duke bërë identifikimin dhe do të marrin masa ndaj secilit subjekt që ka shkelur ligjin.

Njoftimi i plotë i tij: