Ka filluar largimi i kioskave në rrugën “Zahir Pajaziti” dhe “19 Qershori” në Podujevë.

Nën përcjellën e Policisë së Kosovës e cila edhe ka bllokuar një korsi të rrugës, largimi i tyre ka nisur sot, me vendimin e lëshuar nga Drejtoria e Inspeksionit me arsyetimin për realizimin e projekteve të parapara. Nga sot pronarëve të tyre u është ndaluar ushtrimi i biznesit.

E nga kjo edhe ka pasur zënka mes tyre.

Një lexues i Ballkani.info, ka dërguar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ku ka thënë se pronarët e kiosqeve kanë kërkuar nga komuna që t’iu bëhet një vend tjetër për vendosjen e bizneseve të tyre.

Edhe partitë opozitare në Podujevë kanë kërkuar nga Komuna që të njëjtat kiosqe të vendosen në një vend tjetër, pasi që sipas tyre, shumë qytetarë mbesin të pa punë.

Këshilltarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Adelina Stublla, kohë më parë pati thënë se vendimi për largimin e tyre është shqetësues, teksa kërkon që t’iu sigurohet një vend tjetër për vendosjen e kioskave.

Në anën tjetër, shefi i subjektit politik të PDK-së në Kuvendin Komunal të Podujevës, Rafet Llapashtica, pati shtuar se prona ku janë aktualisht kioskat nuk është e definuar si pronë e Komunës.

Edhe pse pronarët thonë se prona nuk është e Komunës, largimi i tyre ka filluar. /Ballkani.info

Fotografitë nga vendi i ngjarjes: