Inskenimet e ish shefit të BIA-s serbe, tash ministër i Policisë: Në mesin e emigrantëve “gjejnë” kapelë me stemën e UÇK-së

Policia dhe xhandarmëria serbe kanë nisur aksion të gjerë në rajonin e Suboticës dhe Horgoshit, në zonën kufitare me Hungarinë, ku sipas raportimeve janë kapur edhe armë.

Përveç armëve, tek emigrantët thuhet është gjetur edhe një kapelë me stemën e UÇK-së dhe me ngjyra ushtarake kamuflazhi.

Për t’u dukur që kjo është e inskenuar, në momentin e gjetjes së kapelës më stemën e UÇK-së aty ka shkuar ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratislav Gashiq, i cili para së emërohej ministër një muaj më parë, ka qenë shef i BIA-s, shërbimit informativ serb.

Në fotografitë e publikuara nga mediat serbe, Gashiq shihet duke e mbajtur kapelën e UÇK-së.

Mbrëmjen e kaluar në pjesën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë ka pasur të shtëna armësh ndërmjet emigrantëve dhe policisë serbe. /Ballkani.info/