Insigne konfirmon qëndrimin te Napoli

Lorenzo Insigne ka sqaruar menjëherë tifozët e Napolit me një deklaratë të tijën ku shpjegon zgjedhjen se përse i është bashkuar menaxherit të mirënjohur Mino Raiola dhe tashmë do të jetë një klient i tij.

Kjo lëvizje e Insignes ka trembur tifozët e kaltër të cilët mendojnë se lojtari e ka bërë diçka të tillë për t’u larguar nga Napoli në merkaton e dimrit ose në atë të verës së ardhshme.

Në një intervistë Insigne ka deklaruar: “Dua të sqaroj menjëherë këtë çështje, gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj te Napoli dhe do të jap gjithmonë maksimumin për këtë fanellë”.

loading…