Injoranca e kryetarit të Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi e sheh Gjykatën Kushtetuese si kërcënim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, duket se veprimet e opozitës po i konsideron si kërcënime.

Ai, madje po thotë se dy partitë opozitare, PDK e LDK, po kërcënojnë me Gjykatë Kushtetuese në atë që ai konsideron se është në të mirë të qytetarëve.

“Gjithçka që është kundër korrupsionit e për shtet të së drejtës, PDK kërcënon me Gjykatë Kushtetuese”, ka shkruar Rrustemi, duke injoruar faktin që kushtetutshmëria është thelbi i shtetit të së drejtës.

Postimi i plotë i deputetit të VV-së:

Gjithçka që është në të mirë të qytetarëve, LDK kërcënon me Gjykatë Kushtetuese.

Gjithçka që është kundër korrupsionit e për shtet të së drejtës, PDK kërcënon me Gjykatë Kushtetuese.