Andres Iniesta ka zbuluar se ka hasur vështirësi në përshtatjen me kulturën japoneze, megjithatë spanjolli thotë se tani ka filluar t’i kuptojë ndryshe ata.
Pas 22 vitesh te Barcelona, mesfushori u largua te Vissel Kobe në Japoni, aty ku po vijon karrierën si profesionit, por shpjegon se nuk e ka pasur të thjeshtë të përshtatet me kulturën vendase, si në aspektin e mbështetjes që japin tifozët, edhe në atë personal.
“Kultura japoneze është krejtësisht e ndryshme me atë tonën, por unë dhe gruaja po adaptohemi dhe po e shijojmë këtë eksperiencë, ndërsa fëmijët e patën më të thjeshtë”, tha fillimisht Iniesta.
“Njerëzit këtu janë shumë të qetë, mund ta shohësh kudo përreth teje, në stadium ose në fushë. Këtu ka tifozllëk të zjarrtë por nuk kanë të njëjtin inat si në Europë, dhe pajtohen me humbjen në mënyrë të ndryshme nga ne”, përfundoi spanjolli.







