Andres Iniesta insiston se nuk do të ishte lënduar nga një transferim i mundshëm i Neymarit te Real Madridi.
Neymar u largua nga Barcelona në verën e vitit 2017 pas 4 sezoneve të sukseshme në “Camp Nou” të kaluara së bashku me Andres Inestan, gjatë të cilave fituan 2 herë La Ligan dhe 1 herë Champions Leaguen.
Ylli brazilian i kushtoi Paris Saint Germainit 222 milionë euro, rekord ky për një futbollist ndërsa ka qenë vazhdimisht i lidhur me një kalim te rivali kryesor i Barcelonës, Real Madridi. Sidoqoftë Andres Iniesta që për momentin aktivizohet te Vissel Kobe në Japoni nuk e ka problem një gjë të tillë.
“Nuk do të më lëndonte për shkak se këto vendime merren. Real Madridi do të përforcohej me një lojtar unik”, tha shkurt Iniesta.
Mesfushori 34 vjeçar nuk mendon se Neymar mund të rikthehet te Barcelona ndërsa thekson se katalanasti ia kanë dalur mjaft mirë ta përballojnë mungesën e tij.
“Neymar mbetet njëri prej lojtarëve më të mirë në botë që e bën dallimin në secilin klub por është pak e vështirë të kthehet te Barcelona. Barcelona ka futbollistë unikë dhe i shoh ata favorit për t’i fituar të gjitha titujt. Janë përforcuar shumë këtë vit, ka lojtar si Coutinho që është adaptuar mirë, shoh një skuadër të fortë”, përfundoi Iniesta.







