Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka marrë mbështetje nga Iniciativa Qytetare e Fushë Kosovës.
“Sot në takim me Iniciativen Qytetare të Fushë Kosovës, shpalosa vizionin e Aleancës, si platformë e vetme për rrugëtimin e sigurtë të Kosovës, konsolidimit të saj 100% shtet dhe hyrjen në një etapë, që do t’i hapë udhë gjenerimit të resurseve dhe mundësive ekonomike. Mirënjohës për mbështetjen e kësaj iniciative për koalicionin AAK-PSD në zgjedhjet e 6 tetorit, si mesazh i qartë se opsioni ynë po merr besimin e gjerë qytetarë”, ka shkruar Haradinaj.
loading…







