Daut Haradinaj ka njoftuar se Iniciativa Qytetare e Deçanit, e cila kishte si kryetar të saj Shkumbin Demaliajn, ka vendosur ta përkrahë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kështu ka bërë të ditur Haradinaj në profilin e tij në Facebook, pas takimit që pati me kandidatët për Asamble të kësaj iniciative në zgjedhjet e fundit lokale në Deçan.
Ky vendim vjen pas kalimit të Shkumbin Demaliajt në PDK, ndërsa pjesa më e madhe e strukturës së Iniciativës ka zgjedhur të qëndrojë krah AAK-së.
“Jo rastësisht, sllogani Krah Teje përfaqëson vlerat e përbashkëta të shoqërisë sonë. Në krah të AAK-së në këto zgjedhje janë edhe kandidatët e Iniciativës Qytetare të Deçanit, të cilët bashkërisht u zotuan se do të jenë aktivë në këtë proces tepër të rëndësishëm që po kalon vendi ynë. Secilit dhe secilës që po jep kontribut në këto zgjedhje, i jam mirënjohës! Të bashkuar dhe të vendosur për fitore,” ka deklaruar Haradinaj.






