INFRAKOS-it i bllokohet xhirollogaria nga ATK-ja, për borxhin 1.6 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës ia ka bllokuar sot xhirollogarinë ndërmarrjes publike “INFRAKOS”, shkaku i një borxhi të akumuluar nëpër vite.

Ballkan.info merr vesh se borxhi i INFRAKOS-it ndaj Administratës Tatimore është 1 milionë e 600 mijë euro.

Borxhi i Infrakos-it është i grumbulluar nëpër vite edhe ndaj institucioneve tjera të Kosovës. /Ballkani.info/