Infermieri i QKUK-së fton infermierët tjerë që t’i bashkëngjiten grevës së urisë para ShSKUK-së

Infermieri, Enlirat Duraku, tashmë që më shumë se dy javë ka hyrë në grevë urie për shkak të mosrealizimit të kërkesave të infermierëve për rritje të pagës nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Atij së fundmi i është përkeqësuar edhe gjendja shëndetësore, andaj edhe është shtrirë në Klinikën Emergjente për trajtim të mëtutjeshëm.

Duraku i ka pyetur sot infermierët tjerë nëse do t’i bashkëngjiten edhe ata grevës, duke thënë se kësaj here do ta mbajnë ata para Shërbimit Spitalor Klinikë e Universitar të Kosovës.

Shkrimi i tij i plotë:

2195 infermier në QKUK !

Herën e parë mbeta vetëm !

Kush me bashkangjitet në Grevë Urie dhe etje ?

A ka asi trima, guxim dhe te vendosun që me i realizu kërkesat :

 1. Rritja e pagesës së natës

2. Pagesa e orëve shtesë dhe vikendeve

3. Pagesa e rrezikshmërisë në punë

Kësaj here para SHSKUK-së, batanijet i organizoj une.

Jo like postimit por PO ose JO .

Enlirat K. Duraku

Infermier COVID