Infektologu Tolaj tregon për lidhjen e tij familjare me Rita Orën

Infektologu Ilir Tolaj gjatë një interviste në emisionin “Frontal” në T7 ka treguar se ka lidhje familjare me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Tolaj thotë se gruaja e tij me nënën e Rita Orës janë motra.

 “Gruaja ime, nënën e Rita Orës e ka motër, që i bie që është vajza e balldëskës sime”, tha Tolaj.

Madje ai thotë se kontaktet me të i mban gruaja e tij dhe se Rita është shumë e përkushtuar edhe për pjesën e familjes së saj.

“Mendoj që në kohët e fundit nuk jemi takuar, kontaktet më shumë i mbanë gruaja ime, por në përgjithësi Rita është e përkushtuar edhe për këtë pjesë të familjes edhe për këtë pjesë të vendit”, tha Tolaj.

Ndërsa tregon se COVID-i ende nuk e ka prekur familjen e Rita Orës.