Infektologu Salih Ahmeti: Të gjithë 120 shtretërit në Klinikën Infektive janë të mbushur

Infektologu Salih Ahmeti ka folur sonte për gjendjen aktuale në Klinikën Infektive në QKUK.

Ai ka thënë se Klinika Infektive është e mbushur dhe 120 shtretërit, sa ka kjo klinikë, janë të plotësuar.

“Disa pacientë i kemi liruar sot në mëngjes, por shumë shpejt ata shtretër janë plotësuar”, ka thënë Ahmeti në RTK, transmeton Ballkani.info.
Sipas tij, mbi 90 për qind e pacientëve në Klinikën Infektive, janë me oskigjeno-terapi, forma të rënda të sëmundjes.

“Disa janë edhe në gjendje kritike. Të gjithë kolegët dhe stafi mjekësorë po bëjnë krejt çka është e mundur që të jenë afër këtyre pacientëve dhe t’ju ofrojnë ndihmën e nevojshme. Një numër po arrijmë ta nxjerrim nga situatat e rënda, por një numër i caktuar i tyre, përkundër gjithë përpjekjeve, nuk po ia arrijnë të ia dalin”, ka shtuar ai.

Sipas tij, rastet e vdekjeve janë të shumta dhe është humbje e madhe për të gjithë.

“Në numrin e madh të të infektuarve, është e pritshme të kemi numër të madh të spitalizumve, por edhe të vdekjeve që janë të paevitrueshme”, ka theksuar infektologu Ahmeti.