Infektologu dhe u.d drejtori i SHKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se situata me koronavirus po menaxhohet mirë përkundër kapaciteteve mjekësore e humane që ka Kosova.

Ai tha se këto shifra janë të larta, ndërkaq shtoi se asnjë person nuk ka përfunduar i shtrirë në koridoret e spitaleve vendore, transmeton Ballkani.

“ Shifrat e fundit në Kosovë janë shumë të larta për kapacitetet tona, ne jemi duke e menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme krahas këtyre kapaciteteve, asnjë pacientë nuk na ka mbetur i shtrirë në kooridore qysh kemi parë në shtetet e jashtme. Ne po kalojmë në muajin e 9 që nga fillimi i pandemisë, derisa mantelbardhët nuk po arrijnë të kalojnë kohë me familjarët e tyre që po kaq muaj”, përfundoi Krasniqi.