Infektologu kosovar: Varianti ‘Delta’ prek kryesisht moshat nga 20 deri në 40 vjeç

Numri i rasteve pozitive me Covid-19 në vendin tonë vazhdon të jetë tepër i lartë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me coronavirus 1 mijë e 901 qytetarë si dhe kanë humbur jetën fatkeqësisht 13 të tjerë.

Duke folur në lidhje me situatën e rënduar pandemike, infektologu dhe ish-drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramdani, tha se tashmë Kosova gjendet në valën e pandemisë së Covid-19 me virusin “Delta”.

Ramdani bëri të ditur se varianti “Delta’ prek kryesisht moshat nga 20 deri 39 vjeç.

“Siç po e shihni në vendin tonë pandemia Covid-19, është ashpërsuar javët e fundit dukshëm. Dy-tri javët e fundit pothuajse çdo ditë kemi infeksione me numrin mbi 1000, lëvizja është mjaft e keqe dhe dinamike, në kuptimin e rritjes së infeksioneve. Kjo situatë ka qenë e njohur që nga muaji prill ose muaji, që në atë kohë u vërtetu se edhe vendet e Evropës edhe SHBA e kanë identifiku këtë lloj të virusit, virus ky që e ka prejardhjen nga India. Atje ky virus në masë të madhe ka bërë një sëmundshmëri dhe vdekshmëri me fatalitet të madh, por edhe shtetet evropiane por edhe në shtetet ballkanike është paraqit dhe tash e sa muaj po ashpërsohet me një dinamikë të madhe.Veqanarisht po preket mosha nga 20 deri në 39 vjeç për faktin se nuk po mundet ta rezistojnë këtë virus, i cili për fat të keq është kaq rezistent, përhapës dhe shumë transmetues” tha Ramadani për “Gazeta Blic.

“Për fat të keq vendi ynë është i atakuar, gjendet në valën e pandemisë Covid-19 me virusin “Delta’, i cili po njeh shifra të mëdhaja të infeksioneve dhe të vdekshmërisë. Po e prek çdo moshë por mosha më e atakuar është 20 deri 39 vjeç, por po prek edhe moshat e vogla, nga 1 deri në 10 vjeç gjithashtu edhe moshën e shtyrë sepse kjo nuk ka kufizime. Prandaj qytetarët duhet të përdorin maskat si dhe të marin vaksinën anti Covid në një dozë ose dy është e rëndësishme për të ndalë përhapjen, shpërndarjen, transmetimin e virusit Delta Covid-19. Sepse edhe personat që kanë marrë një ose dy doza në një përqindje të vogël janë bartës të virusit “Delta””.

Ramadani edhe njëherë apeloi tek të gjithë qytetarët të respktojnë masat anti Covid, si maska, distanca dhe higjiena.

“Apeloj tek qytetarët por edhe punëtorët shëndetësorë në përgjithësi për institucionet është e rëndësishme që masat e përgjithshme, pra maska të përdoret në vende të mbyllura dhe së dyti distanca është shumë e rëndësishme. Përveç këtyre masave që quhen anti pandemike, rol të rëndësishëm ka vaksinimi dhe imunizimi i qytetarëve. Eshtë vertetu se virusi Covid19 “Delta” tek personat që kanë bërë vaksinimin në dy doza, nuk mund të shkaktojë dëme serioze në shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Kohët e fundit qytetarët e kanë vërejtur se sa i rrezikshëm është virusi ‘Delta” dhe po shoh se brenda 24 orëve numri i persona që kërkojnë vaksinimin po shkon në një nivel shumë të lartë, rreth 20 mijë. Kjo është diçka për t’u përshëndetur dhe kishte qenë mirë sikur të ishte edhe më shumë, sepse 20 mijë kur vaksinohen brenda 24 orëve i mbrojmë nga virusi Covid Delta 19. Kur të bëhet edhe doza e dytë ata qytetarë pothuajse fare nuk paraqesin rrezik dhe shumë pak mund ta bartin sëmundjen. Edhe tek personat e vaksinuar dhe imunizuar, sidomos tek policët, stafi shëndetësor që kanë kontakt në frontin e parë me personat e infektuar, edhe në ato raste duhet të përdoren maska” tha Ramadani.

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vendin tonë është afërsisht 22 mijë.