Infektologu kosovar u rekomandon kosovarëve ta marrin vaksinën ‘AstraZeneca’

Infektologu Salih Ahmeti rekomandon të merret vaksina “AstraZeneca”.

“Vaksinimi është e vetmja mënyrë me të cilën përballemi kundër Covid-19 dhe e vetmja mënyrë më të cilën mund të parashikojmë përfundimin e kësaj pandemie.

Shfaqja natyrore e imunitetit kolektiv, mund të arrihet, por me pasoja të mëdha dhe zgjat shumë”, tha ai në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë”

Ai tutje tha se “AstraZeneca” nuk jep efekte anësore në raport me vaksinat e tjera, “nëse në vazhdim do vërejmë ndonjë efekt të fortë të padëshirueshëm, në mënyrë publike do ta themi para jush”.

Ahmeti uron që vaksina të arrijë sa më shpejt në Kosovë. Ndërkohë, institucionet kanë premtuar që deri në fund të muajit mars vaksina kundër Covid-19 do të arrijë në Kosovë.