Konfirmimi

Infektologu kosovar: Nuk mund të ketë shpërthim epidemik të fruthit në Kosovë, shumica e popullit janë të vaksinuar

Infektologu Kosovar, Arben Vishaj, nuk parasheh ndonjë shpërthim epidemik në Kosovë, sa i përket fruthit.

Në një prononcim për Ballkani.info, Vishaj tha se numri i personave në Kosovë që janë vaksinuar kundrejt këtij virusi, është i kënaqshëm dhe se mund të jetë vetëm ndonjë rast i izoluar që nuk ka marrë këto vaksina.

“Jo, nuk mendoj që do ketë ndonjë shpërthim epidemik sa i përket fruthit, pasi, sipas të dhënave që i ka edhe IKSHPK, numri i personave që janë të vaksinuar është i kënaqshëm. Fruthi mund ta prek vetëm ndonjë person që nuk është vaksinuar në kohën kur është dashur të vakisnohet, por, në masë të përgjithshme, nuk ka ndonjë rrezik” tha ai për Ballkani.info.

Kujtojmë që fruthi ka ‘pushtuar’ Evropën, pasi, sipas OBSH-së, prej 53 shteteve, fruthi është aktiv në 40 prej tyre dhe prej janarit-tetor në vitin 2023, janë mbi 30 mijë raste me fruth, që janë shënuar.