Infektologu i QKUK-së tregon se çfarë duhet ndërmarrë këto ditë kur numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur

Infektologu kosovar, Izet Sadiku ka folur për gjendjen aktuale të pandemisë COVID-19.

Ai ka shkruar se rritja e numrit të rasteve ditëve të fundit ka qenë e pritshme, gjë e cila po shihet edhe në Evropë.

Poashtu ka thënë  se edhe Kosova duhet të analizojë forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve, që sipas tij mund të jetë e papërballueshme për sistemin spitalor.

 Postimi i plotë i infektologut Sadiku:

Në javën e fundit kemi pasur rritje të rasteve me COVID19 e cika ka qenë e pritur sidomos tash kur po shohim rritjen e shpejt të rasteve ne Evropë.

Java e fundit ka treguar që po hym shumë shpejt në një fazë të re dhe shtetet Evropiane kanë filluar aplikimin e masave te reja për të parandaluar dhe mbajtur në kontrollë një valë të re të infeksionit.

Edhe Kosova duhet të analizoj forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve që mudn te jenë të pa përballueshme për sistemin spitalor.

Numri i rasteve në Prishtinë është shume i lartë, diku 40-50% e rasteve të reja , e cila është e kuptushme duke ditur aktivietet në Prishtinë, por duhet edhe mobilizim më i madh sidomos i pushtetit lokal sepse nuk ka asnjë aktivitet më i rëndeshim në ketë fazë se sa parandalimin dhe luftimi iCOVID19 .

Rritja e kapacieteve testuse e cila do të vazhdoj të rritet edhe javëve ne vijim,

Punësimi i mbi 600 punëtorëve shëndetësor,
Rritja e pajisjeve dhe kapacieteve spitalore
Rritja e numrit të inspektorëve
Janë disa masa që janë nderrmarrë për lufitimin dhe parandalimin e pandemisë të cilat kanë dhanê rezultate.
Tash dueht filluar kontrolli rigoroz i respektimit të masave dhe duhet të filoj aplikimi i masave parciale, aty ku nuk respektohen masst aty merren masat ndëshkuese,
Të analizohen veprimatarit që rrisin rrezikun e infeksionit më shumë te merren ,masa për redukim te tyre.
Të bëhet vaksinimi për gripin sezonal.
Të respektohen masat parandaluese.
#vendosmasken#ruajedistancen# mbajehigjenen