Infektohet me koronavirus ambasadorja amerikane në Shqipëri

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka rezultuar pozitive me COVID-19.

“Miq, doja t’ju njoftoja se kam testuar pozitivisht për COVID-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa vetë-izolohem në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilentë për shëndetin tuaj!”