E ngarkuara me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri, e ka marrë kartelën identifikuese të diplomates nga Ministria e Punëve të Jashtme e shtetit të Izraelit.

Shefi i Protokollit të Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izrealit, Gil Haskel, i ka uruar mirëseardhje Demirit, duke ia dhuruar edhe kartelen e diplomates.

“Isha i nderuar t’i dorëzohej Ines Demirit kartelën diplomatike të Izrealit, si Shefe e parë i Misionit të Ambasadës së parë të Republikës së Kosovës në Jerusalem, Izrael. Mirë se vini Ines!!! Mirë se vini Kosovë!!!”, ka shkruar Haskel.