Industria farmaceutike: Vaksina antikoronavirus, kudo në botë brenda këtyre mujave

Kompanitë farmaceutike shumëkombëshe u zotuan sot të furnizojnë një vaksinë kundër Covid-19 kudo në botë brenda 12-18 muajve.

“Ne do të sigurohemi që vaksina, edhe nëse prodhohet diku tjetër në botë, të jetë e disponueshme për të gjithë ata që kanë nevojë, kudo në botë”, tha Paul Stoffels, zëvendëspresidenti i komitetit ekzekutiv të “Johnson & Johnson.

“Ky është një premtim që industria farmaceutike e ka marrë njëzëri”, shtoi ai, gjatë një videokonferencë të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve Farmaceutikë (IFPMA).