India vendos tjetër rekord global, 386.452 raste pozitive me COVID-19 për 24 orë

India ka vendosur një rekord tjetër global me 386.452 raste pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë të premten gjithashtu raportoi 3.498 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 208.330. Ekspertët besojnë se të dy shifrat janë një nënllogaritje, por është e paqartë se sa.

Përgjigja pandemike e Indisë është dëmtuar nga të dhëna të pamjaftueshme. Një apel në internet – i nënshkruar nga mbi 350 shkencëtarë të premten pasdite – i kërkon qeverisë të lëshojë të dhëna në lidhje me renditjen e varianteve të virusit, testimin, pacientët e rikuperuar dhe mënyrën se si njerëzit u përgjigjeshin vaksinave.

Sipas apelit të dhënat “e imtësishme” për testimin ishin të paarritshme për ekspertët joqeveritarë dhe disa ekspertë qeveritarë gjithashtu.

India ka vendosur një rekord ditor global për më shumë se një javë me një mesatare prej afro 350.000 infeksionesh. Vdekjet ditore janë gati trefishuar në tre javët e fundit, duke reflektuar intensitetin e valës së fundit.

India ka raportuar më shumë se 18.7 milionë raste që nga fillimi i pandemisë, e dyta pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Globalisht, sa i përket vdekjeve, India renditet në vendin e katërt.