India pozon në të brendshme, derisa shoqërohet me një djalë të ri

“Disa gjëra duhet t’i mbani për vete”, kështu kishte thënë ylli i Love Island, India Reynolds pasi që ishte ndarë nga Ovie Soko për t’u shoqëruar me një burrë misterioz – por romancën e saj ajo e ka lënë “private” derisa ka pozuar në të brendshme

India Reynolds është ndarë nga Ovie Soko për t’u shoqëruar me një burrë misterioz – por ka thënë se romancën e saj të re do ta mbajë “private”.

Ylli i Love Island, i ka thënë MailOnline se ajo nuk beson se duhet ta bëj zyrtare lidhjen e saj të re në Instagram pasi që kështu do të lodhej me “opinionet e gjithësecilit” pasi që kur ajo dhe Ovie (30) u bënë bashkë në verën e vitit 2019.

Në një intervistë eksklusive për të festuar lansimin e brendit të saj pranveror në të brendshme të quajtur Pour Moi, India ka insistuar se nuk do ta zbulojë identitetin e të dashurit të saj sekret deri në ditën e martesës, e cila më gjasë nuk do të ndodh shpejt.