Një incident ka ndodhur këtë paradite, teksa në bulevardin kryesor të Tiranës, pranë kryeministrisë, po kryhej ceremonia për 4 të vrarët e 21 janarit të vitit 2011.
Me përfundimin e ceremonisë dhe lënien e luleve për të ndjerët Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda e Aleks Nikës, kryeministri Edi Rama i është drejtuar zyrës së tij në kryeministri.
Në këto momente një qytetar, kalimtar i rastit e ka quajtur “anti- shqiptar” Ramën. Menjëherë kanë ndërhyrë disa forca policore të cilat qëndronin në bulevard duke e arrestuar qytetarin.







