Incidenti i moderatores shqiptare, shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore

Moderatorja e njohur, Brunilda Lahe ka pësuar një incident.

Teksa ka publikuar disa video në Instastoryn e saj moderatorja ka treguar se është rrëzuar de ka thyer krahun.

“Përshëndetje, uroj shumë të jeni mirë, të paktën më mirë se sa unë. Para dy ditësh pësova një incident u rrëzova dhe kam bërë frakturë në bërryl. Prandaj kam vendosur allqinë e cila do të më shoqërojë për të paktën një muaj. Po mësohem më situatën e re. Tani le ta themi që kjo punë ka edhe të mirat e veta. Unë nuk mund të bëj punë. Hana është në çerdhe për momentin, por gjatë ditës kujdeset mami im edhe bashkëshorti, sepse unë nuk i përgjigjem nevojave të saj,”-është shprehur moderatorja e News24.Lojtës Videosh