Një incident i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e kampionatit argjentinas mes River Plates dhe Rosarios.
Riveri ka humbur në shtëpi 1:2 nga Rosario duke humbur rastin t’i afrohet liderit Boca Juniors, shkruan Demokracia.com.
Kjo ndeshje do të mbahet mend gjatë për incidentin e ndodhur në minutën e 14-t kur futbollisti i Riverit, Juan Quintero mori karton të kuq direkt.
Gjegjësisht, kjo ndodhi kur rreth gjyqtarit kishte një turmë dhe aksidentalisht futbollisti u godit me grusht në fytyrë.
Futbollisti i Riverit u hidhërua dhe vendosi të kundërpërgjigjej.
Ai e shtyu me forcë gjyqtarit dhe e mori menjëherë kartonin e kuq.
https://www.youtube.com/watch?v=tSwuaOtAZ-s







