Incident

Incident në Prishtinë: Një burrë e fut me forcë një grua në veturën e saj (VIDEO)

Një incident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Se si ka ardhur deri te ky incident nuk dihet, mirëpo në pamjet që i ka siguruar Klankosova.tv, një burrë shihet teksa e kap për krahu një grua të cilën e fut me forcë në veturën e saj.

Në pamje shihet se si ky burrë i godet dy vetura me shkelma dhe boksa, të cilat e kishin futur në mes automjetin e tij.

Po ashtu, personi në fjalë dëgjohet duke bërtitur me zë të lartë, në raste edhe duke sharë.