Incident në avion, Edi Rama shoqërohet nga Policia gjermane

Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi një incident në bordin e avionit të Lufthansa gjatë valës së katërt të koronës. Sipas medias gjermane, Spiegel.de, ngjarja ka ndodhur në dhjetorin e një viti më parë, ku kreu i qeverisë shqiptare refuzoi me forcë mbajtjen e një maske mbrojtës për koronavirusin.

Gjithçka ndodhi para nisjes së një avioni ku në të ndodhej kryeministri Rama nga Frankfurt am Main në Detroit. Rama këmbënguli në të tijën, saqë ekuipazhi i kabinës duhej të thërriste kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për detyrimin e përgjithshëm për të mbajtur një maskë “FFP2” ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale.

Vetëm pasi e bindi një punonjës të Ministrisë së Jashtme Federale të thirrur me ngut në sallën e Senatorit, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara për koronën, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa.

Linja ajrore më pas e ricaktoi atë dhe delegacionin e tij prej dhjetë anëtarësh në një fluturim tjetër me Shtetet e Bashkuara. Po ashtu u shmang një gjobë e mundshme për shkelje të detyrimit për të mbajtur maskë në bord. Shefi i Lufthansa-s, Carsten Spohr e përmendi së fundmi incidentin në një intervistë në Spiegel. Edhe pse shefi i linjës ajrore nuk e përmendi emrin e Ramës, ai theksoi se nuk kishte asnjë trajtim preferencial kur bëhej fjalë për kërkesën për maskë – as për një kryetar qeverie. Në fillim të krizës së koronës, Lufthansa bëri një kërkesë për maskë që të gjithë duhet ta zbatonin.