Forcat serbe të policisë e kanë ndaluar sot pasdite afër tempullit të “Shën Savës” në Beograd një veturë me targa të Shqipërisë, para se aty të arrinte presidenti rus, Vladimir Putin.

Sipas rts-it, vetura është bastisur, mirëpo më pas është bërë e ditur se bëhet fjalë për veturë të korit diplomatik, më saktësisht vetura ishte e ambasadorit rus në Tiranë dhe se gjithçka ka qenë sipas protokollit.

Presidenti rus në kuadër të vizitës në Beograd pas orës 18 e ka vizituar Kishën e “Shën Savës” se bashku me zyrtarët serbë, transmeton Ballkani.info.

Sipas mediave serbe, Putinin kanë dalur të presin mbi 120 mijë serbë. Putin ka ecur nga “Terazija” deri te “Shën Sava” dhe është përshendetur me të pranishmit.

Putin në Beograd ka folur edhe për Kosovën, duke thënë se Rusia e ka bërë të njohur qëndrimin e saj.

Sipas rusit, zgjidhja për Kosovën duhet të gjendet në kuadër të rezolutë 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. /Ballkani.info/