Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, nuk ka marrë pjesë në debatin zgjedhor që po zhvillohet sonte në emisionin Contex në televizionin ATV.
Ndërkohë që kundërkandidatët e tij janë duke marrë pjesë dhe po përballen me njëri-tjetrin për çështjet kyçe që preokupojnë qytetarët e Lipjanit, mungesa e Ahmetit ka rënë në sy dhe ka nxitur reagime të ndryshme.
Ndryshe prej Ahmetit, pjesëmarrës janë katër kandidatët tjerë për kryetar të Lipjanit.







