Kryetari aktual njëherit edhe kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Lipjanit në zgjedhjet lokale 2021, Imri Ahmeri së bashku me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku sot takuan qytetarët e Lipjanit dhe shpalosën planin dhe vizionin e tyre për mandatin e ardhshëmm njofton Gazeta Demos.
“LDK e ka një program konkret për Lipjanin. Jemi të parët që e kemi punuar dhe publikuar programin, sepse jemi çdo ditë në terren dhe tash e sa kohë jemi në kontakt me qytetarët. Kemi bërë shumë punë, por ju siguroj se ky është vetëm fillimi”, ka shkruar Ahmeti.
Ahmeti gjithashtu shtoi se do të vazhdojnë me përkushtim të njëjtë, por me intensitet edhe më të madh, deri sa ta realizojnë ëndrrën e tyre të përbashkët për Lipjanin.
Postimi i plotë:







